×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti zotohet se ai dhe jo Thaçi do ta udhëheqë dialogun

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 20:49

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të udhëheqë dialogun me Serbinë, pasi kështu e thotë Kushtetuta e Kosovës.


    Gjykata Kushtetuese bëri të ditur ne anë të një vendimi në vitin 2019 se kryeministri është udhëheqës në arenën ndërkombëtare. E Hoti thotë se ka pasur kontakte me Emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, menjëherë pasi u zgjodh kryeministër.

    “E para unë menjëherë dje pas zgjedhjes kam pasur kontakt me Lajcakun. Ai i ka të qarta orientimet tona sa i përket dialogut. Vumë kontaktet e para me të. Edhe me zotin Borrell dhe institucionet tjera”, ka thënë ai në RTK.

    ‘’Sa i përket mënyrës se si do të bëhet dialogu është e qartë: Kryenegociator do të jem unë. Kështu e thotë Kushtetuta. Nuk e vendosi unë por Kushtetuta”, thotë Hoti.

    “Unë nuk do të bëjë gabimin duke zgjedhur mes SHBA’së dhe BE’së. Jemi me të dyjat”, tregon ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!