×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier: Askush të mos harrojë çka ndodhi në Reçak, glorifikimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vdekurve

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 12:41

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier në ceremoninë  e organizuar me rastin e 23 vjetorit të masakrës së Reçakut theksoi se kjo masakër ishte një ishte një akt vrasës dhe  i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerash, Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët tanë të NATO-s, vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto synime pasqyrojnë vlerat e thella amerikane dhe perëndimore. Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri”, ka thënë Hovenier.

    Hovenier ka përsëritur se mohimi i kësaj masakre dhe glorifikimi i krimeve të luftës, çnderon kujtimin e të vdekurve, rihap plagët e të mbijetuarve dhe e kthen këtë rajon përsëri në përpjekjet drejt konsolidimit demokratik dhe integrimit të plotë euroatlantik

    “Mohimi i këtyre incidenteve dhe glorifikimi  i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vdekurve, rihap plagët e të mbijetuarve dhe e kthen këtë rajon përsëri në përpjekjet drejt konsolidimit demokratik dhe integrimit të plotë euroatlantik. Paqja dhe drejtësia vijnë nga pranimi i krimeve të së shkuarës. Kjo është jetike për të siguruar që këto krime të tmerrshme të mos ndodhin më kurrë”, ka thënë ambasadori Hovenier ndër të tjera.

    Ambasadori amerikan citoi edhe një pjesë të Deklaratës së pavarësisë së Kosovës “të zotuar për të përballur me trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes… të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë” dhe këto tha se le të jenë fjalë që iu prijnë të gjithëve. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!