×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier i shkon në zyrë Osmanit, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 16:49

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftimin e bërë nga faqja zyrtare e Presidencës, thuhet se Osmani dhe Hovenier kanë biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë.

    Tutje thuhet se gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mes Kosovës dhe ShBA-së.

    Njoftimi i plotë:

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

    Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!