Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur lidhur me pritshmëritë e tij për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një kërkesë kjo që Hovenier tha se ShBA pret që të përmbushet.
I pyetur nëse Asociacionit do të duhet t’i jepet përparësi, Hovenier tha se nuk beson që themelimi i tij do të jetë gjëja e parë që do të bëhet, por që s’duhet të jetë as e fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ambasadori amerikan potencoi se është BE-ja dhe Lajçak që do të vendosin lidhur me rrjedhshmërinë e përmbushjes së kërkesave të dialogut.
“Prandaj, është z. Lajçak ai që duhet të mendojë – së bashku me palët – rreth renditjes së pjesëve të ndryshme brenda dialogut. Nuk ma merr mendja që Asociacioni do të jetë gjëja e parë që kryhet; gjithashtu nuk ma merr mendja që Asociacioni do të jetë gjëja e fundit që kryhet. Por, mendoj se përderisa ky proces ec përpara, edhe ne presim të shohim përparim drejt zbatimit të Asociacionit”, deklaroi ambasadori Hovenier në Debat Plus të RTV Dukagjinit. /Reporteri.net/.
Dakordimin në Bruksel, ambasadori Hovenier s’e sheh si marrëveshje përfundimtare
Hovenier: Me sa kam kuptuar, BE dëshiron që me urgjencë të arrihet plani i zbatimit të marrëveshjes
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.