Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka takuar sot nënkryetaren e Kuvenit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
Hovenier tha se e vlerëson Bogujevcin për guximin dhe udhëheqjen e saj, të cilën po ashtu e konsideroi mike, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Gjithmonë kënaqësi ta takoj miken time, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevi. E përgëzoj për lidershipin dhe guximin, si dhe vlerësoj perspektivën e saj të thellë në çështje kryesore”, shkroi Hovenier në Twitter.
Always a pleasure to meet with my friend, Deputy Speaker of the Kosovo National Assembly Saranda Bogujevci. Commend her for her leadership & bravery, and appreciated receiving her insightful perspectives on key issues. pic.twitter.com/QsqyKuMF4d
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 13, 2023
Ky takim i Hovenierit me nënkryetaren e Kuvendit, vjen disa ditë pas deklaratës së saj të bujshme, e cila deklaroi se “preferoj të bëhem nënë pa pasur nevojë për burrë”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.