Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shkruar me rastin e vdekjes së ish-ambasadores amerikane, Tina Kaidanow, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një postimi në platformën “X”, Hovenier ka thënë se Kaidanow ka lënë një trashëgimi të qëndrueshme në rajon, kështu duke punuar për avancimin e paqes dhe sigurisë, e specifikisht për popullin e Kosovës.
“Një anëtare karriere e shërbimit diplomatik të SHBA-së, Ambasadorja Kaidanow la një trashëgimi të fortë në rajon, teksa ia kushtoi karrierën e saj avancimit të paqes dhe sigurisë, në veçanti duke mbështetur popullin e Kosovës për të arritur vizionin e tyre për një demokraci sovrane, multietnike dhe të suksesshme. Do të na mungojë shumë.”, ka shkruar Hovenier.
Po ashtu, Hovenier ka ngushëlluar familjen e saj dhe të gjithë atyre që kanë njohur tashmë të ndjerën, Kaidanow.
Të mërkurën ka vdekur në moshën 59-vjeçare Ambasadarja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovën e pavarur, Tina Kaidanow.
/Reporteri.net/.
We mourn the recent passing of our friend and colleague Ambassador Tina Kaidanow, the United States’ first Ambassador to the Republic of Kosovo. A career member of the U.S. diplomatic service, Ambassador Kaidanow left an enduring legacy in the region as she devoted her career to… pic.twitter.com/vdJH7TZfjL
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 17, 2024