×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori amerikan

    Hovenier: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës i hekurt, nuk është sekret që ka shqetësime me disa politika të Kurtit

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 13:31
    Foto nga arkivi

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, tha se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë, përcjell Reporteri.net.

    Diplomati amerikan theksoi se nuk është sekret se Qeveria e SHBA-së ka disa shqetësime politike të cilat i ka bërë Qeveria Kurti.

    Hovenier, i cili po qëndron sot në Gjakovë ku takoi edhe kryetarin Ardian Gjini, ka folur për ligjet që janë miratuar së fundi nga Kuvendi i Kosovës, duke përfshirë edhe Ligjin për KPM-në dhe KPK-në.

    Ai tha se qeveria amerikane këshillon Kosovën që ligjet që miratohen nga Kuvendi i Kosovës të jenë në përputhje me normat evropiane.

    “Kosova duhet të jetë anëtarë e organizatave ndërkombëtare, BE, KiE, NATO, organizata të tjera”, tha Hovenier nga Gjakova.

    Deputetë e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 korrikut e kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

    Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 59 vota për, asnjë kundër dhe dy abstenime./Reporteri.net/.

    BE: Kuvendi dështoi t’i përafrojë Ligjin për KPM-në dhe KPK-në me standardet evropiane

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!