×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier takohet me Bislimin, bisedojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 19:47

    Ambasadori i SHBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin.

    Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se temë e diskutimit ka qenë integrimi euroatlantik i Kosovës dhe arritja e njohjes reciproke përmes dialogut me Serbinë, njofton Klankosova.tv.

    “Diskutim produktiv me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën të arrijë marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!