×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha që u përjashtua nga BIK-u: Vota është sikur plumbi, me të mund të vrasësh të keqen

    Reporteri
    05 Tetor 2019 | 16:21

    Drilon Gashi, imam dhe njohës i çështjes fetare islame, ka bërë thirrje të mos votohen personat e paaftë, të korruptuarit dhe gënjeshtarët ambiciozë.


    Këtë deklarim ai e ka shkruar në profilin e tij në Facebook ku tutje ka thënë zëri i votuesve është përgjegjësi fetare dhe kombëtare.

    “Mos i votoni të paaftët, të korruptuarit dhe lajkatarët ambiciozë!

    Mos i votoni ata që u kanë gënjyer një herë, sepse do t’u gënjejnë prapë. Intelektuali nuk merr n’thu në një vend dy tri herë.

    Vota është sikurse plumbi përmes së cilës ti ke mundësi ta vrasësh të keqin dhe të bësh revolucion në krah të së mirës, ose së paku ta zgjedhësh të keqen me të lehtë në mesin e të këqijave të mëdha.

    Mendoj se në qoftë se rrini neutral, nuk e keni djegur askënd tjetër pos vetveten”, ka shkruar Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!