×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj e përsërit: PDK-ja do të punojë për të mirën e vendit edhe në opozitë

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 19:01

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti do të jetë opozitë konstruktive.


    Hoxhaj ka theksuar se partia e tij do të punojë, siç thotë ai, për të mirën e vendit edhe nga opozita.

    “Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si pjesë e saj, do të punojmë pa u kursyer në të mirën e qytetarëve dhe shtetit edhe duke qenë në opozitë në legjislaturën e re”, ka thënë Hoxhaj.

    Ndër të tjera, nënkryetari i PDK-së ka falenderuar të gjithë ata që e votuan për t’u bërë deputet.

    “Dua të shpreh falënderimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që më kanë dhënë besim të pakursyer për t’i përfaqësuar, gjë të cilën do ta bëjë më së miri që di dhe mundem, ashtu siç e kam bërë deri tani. Duke e çmuar lart besimin tuaj, do të vazhdoj edhe më tutje të jap kontributin tim në të mirën e vendit dhe për të mirën e përgjithshme brenda Partisë Demokratike të Kosovës, i zgjedhur në legjislaturën e gjashtë me radhë si deputet”, ka thënë më tej Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!