×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj i PDK-së: Qeveria Hoti ka filluar lodhët, po vazhdon lodhët dhe 100 ditshi i saj është i lodhët

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 19:16

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka folur për 100 ditshin e Qeverisë Hoti, marrëveshjen e arritur në Washington, mos votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike si dhe për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në Qeveri.


    Hoxhaj për Telegrafin ka thënë se Qeveria Hoti ka filluar lodhët dhe se ashtu është duke vazhduar.

    “Ajo çfarë ka thënë Veseli është e saktë, dhe jo vetëm si vlerësim i PDK-së, por si vlerësim i qytetarëve, sepse ne kemi komunikim me qytetarë dhe e dimë se cili është perceptimi i tyre për Qeverinë”.

    “Kjo qeveri ka filluar si qeveri e lodhët, vazhdon si e lodhët dhe 100 ditëshi i saj është i lodhët. Ata fillimisht e kanë pasur përgjegjësinë që e kanë nxjerrë vendin prej binarëve me një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Takimi në Washington ka qenë i aranzhuar muaj më parë, takimi duhej të ndodhte me 24 qershor dhe kur një qeveri e cila është udhëhequr nga Albin Kurti dhe e ka izoluar vendin dhe një qeveri e cila udhëhiqet nga partneri i Kurtit, e mbanë një gjendje e cila ka qenë, dhe një marrëveshje e cila pothuajse ka qenë e negociuar, nuk mund të pretendojë që është një rezultat i saj”, pohoi ai.

    Hoxhaj ka thënë se në rrafshin e brendshëm edhe në sjelljet ndërkombëtare ka fusha që kanë pushtuar së ekzistuari gjatë qeverisjes Hoti.

    Po ashtu, Hoxha ka kritikuar Qeverinë edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    “Kosova gjatë kësaj kohe ka pasur parametrat më alarmante, Kosova që është me ekonominë më të vogël nuk e ka një koncept se si do të ballafaqohet. Fakti që pakoja për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk kalon në Kuvend, është parametër matës. Kjo Qeveri nuk ka një skenar B se çka do të ndodhë nëse rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave, cili është skenari për fushën e arsimit. Nuk shihet qasje vizionare se si një qeveri duhet të ju përshtatet rrethanave ku gjendet vendi”, shtoi ai.

    Sa i përket mos votimit të ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, Hoxhaj thotë se është absurde të fajësohet opozita.

    “Është absurde që një Qeveri e cila pretendon që ka numrat në Kuvend dhe fajin ia lë opozitës. Ne si PDK, kemi qenë të parët që e kemi dhënë një qëndrim të qartë të plotë, të prezantuar nga zotëri Hamza, në kuptimin se çfarë duhet të ndodhë në këtë vend, kuptimin e mbështetjes ekonomike në një kohë krize. Nëse qeveria është e gatshme ta përkrahë qëndrimin e PDK-së, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë”, shtoi ai.

    Si përfundim, Hoxhaj tha se opozitën e bëjnë në përputhje me misionin që ka kjo parti, dhe sillen në përputhje me programin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!