×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj i reagon ministrit serb: Kishat e xhamitë i takojnë Kosovës

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 22:16

    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosaleviq, i cili e kishte quajtur ‘provokim’ një liturgji të mbajtur kohë më parë në një kishë katolike në Novobërdë.


    Ai përmes një postimi në Facebook e ka quajtur qesharake deklaratën e Vukosavleviq ‘për përvetësimin e kishës serbe’ në Novobërdë, duke i kujtuar atij se politika serbe në lojërat e veta karshi shqiptarëve shpesh ka manipuluar me faktet.

    “Obsesioni i Serbisë për të përvetësuar gjithçka e ka bërë atë shkaktare të sa e sa luftërave e konflikteve në Ballkan! Politika serbe në lojërat e veta karshi shqiptarëve të Kosovës shpesh i ka përfshirë edhe njerëzit e shkencës, duke manipuluar me faktet”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

    “S’do mend se në shekullin e 14 e 15 prej kur daton Kisha e Novobërdës nuk kishim të bënim me kombe të krijuara, kështu që përvetësimi i saj si ‘serbe’ është qesharak! Kishat, xhamitë, objektet tjera të trashëgimisë kulturore, historike e fetare të Kosovës i takojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj! Politizimi i kulturës, shkencës, historisë, sot, është lojë qesharake e absurde që bën Serbia! Kosova është fakt i kryer”, ka shkruar Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!