×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj-Kurtit: Po e përmbysni rendin Kushtetues, duke u zgjedhur Kryeministri para Presidentit

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 18:33

    Deputeti nga PDK, Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në seancën ku pritet të votohet Qeveria e re, ka thënë se partia e tij do të bëjë opozitë dhe do të jenë zëri i të gjithë qytetarëve të vendit.


    Ai i tha Kurtit se pse po nguten me zgjedhjen e Qeverisë, para zgjedhjes së presidentes, ku sipas tij po e përmbys rendin Kushtetues.

    “Është detyrë e juaja, z. Kurti si njeri që keni fituar zgjedhjet të jeni kryeministër i të gjithë qytetarëve të vendit, dhe simbol i stabilitetit. Qasja për ta zgjedhur sot qeverinë, pa zgjedhur presidentin po tregon se vendi po hyn në një fazë të jo stabilitet, për një gjë të tillë barrën e keni ju”, tha Hoxhaj, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se do të votojnë kundër qeverisë Kurti.

    Hoxhaj më tej kritikoi ekspozenë e paraqitur nga Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk tregoi se kur do të vijnë vaksinat anti-Covid.

    Ai tha se Kurti duhet të tregoi edhe nëse shkon në dialog me Serbinë pa u gjetur personat e pagjetur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!