Ushtruesi i detyrës së kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë një dedikim me rastin e vdekjes së kuzhinierit të famshëm shqiptar, Përparim Babalija.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka kujtuar Babalijan si profesionist të shkëlqyeshm dhe të përkushtuar, njeri të dashur dhe plot jetë, shkruan Reporteri.net.
Njëherit ai u shprehi ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe kolëgëve të Babalijas.
Përparim Babalija vdiq sot pas infektimit të tij me coronavirus, ndërkohë lajmin e ka konfirmuar Mrizi i Zanave, duke shtuar se Babalija ka kontribuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare.
Ky është postimi i plotë i Hoxhajt:
Me preku thellë lajmi për vdekjen e hershme nga COVIDI të mjeshtrit të kuzhinës, mikut tim Përparim Babalija.
Profesionist i shkëlqyeshëm e i përkushtuar, njeri i dashur dhe plotë jetë. I tillë do të mbetesh në kujtimet tona.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Babalija, miqtë, bashkëpunëtorët dhe kolegët e Përparimit.
Prehu në paqe, Përparim!
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.