Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe Enver Hoxhaj nga Partia Demkoratike e Kosovës duke thënë se do të respektohet vendimi.
Hoxhaj ka shtuar se PDK ka besuar se Kosova i ka institucionet legjitime për ta udhëhequr procesin e dialogut duke respektuar Kushtetutën e vendit.
“Ne vazhdojmë të besojmë, se megjithatë, konsensusi politik është i nevojshëm për ta arritur marrëveshjen finale me Serbinë që do të përfundonte me njohje të ndërsjelltë dhe ulëse në OKB.”, ka shkruar Hoxhaj.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë.
Nga fillimi, PDK ka besuar se Kosova ka institucionet legjitime për ta udhëhequr procesin e dialogut duke respektuar Kushtetutën e vendit.
Ne vazhdojmë të besojmë, se megjithatë, konsensusi politik është i nevojshëm për ta arritur marrëveshjen finale me Serbinë që do të përfundonte me njohje të ndërsjelltë dhe ulëse në OKB. /Reporteri.net/.