×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj përkujton Masakrën e Rezallës: Shteti serb të kërkojë falje për gjenocidin

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 14:56

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në 22 vjetorin e Masakrës së Rezallës, tha se kjo masakër, ndër më të rëndat në Kosovë është një tjetër dëshmi e gjenocidit të ushtruar mbi popullin tonë.


    Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka përkujtuar 98 viktimat e kësaj masakre, të cilët u ekzekutuan nga dora vrastare e okupatorit serb.

    “Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për secilën viktimë të këtij gjenocidi të pamëshirshëm, derisa të gjenden trupat e të gjithë të zhdukurve, derisa të dënohen të gjithë fajtorët, derisa shteti serb të kërkojë falje për krimet e bëra”, shkruan Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!