×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi në Mynih

    Hoxhaj publikoi fotografinë me kandidatin republikan për zëvendëspresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat evropiane

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 22:36

    Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për zëvendëspresident në garën për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe këtij lajmi i është gëzuar ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

    Ish-ministri Hoxhaj tha se është takuar së fundmi me kandidatin Vance dhe i njëjti i kupton thellë sfidat ballkanike dhe evropiane.

    “I ngazëllyer kur shoh zgjedhjen e Presidentit Trump, James David Vance si kandidat për zëvendës të tij! Pasi e kam takuar së fundmi në Mynih, mund të garantoj për kuptimin e tij të thellë të sfidave ballkanike dhe evropiane. Depërtimi dhe udhëheqja e tij janë pikërisht ajo që na nevojitet në këto kohë të trazuara”, ka shkruar Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!