×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në politikë të jashtme

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 22:06

    Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se qeveria Kurti nuk ka pasur fare politikë të jashtme, pasi sipas tij, Kurti në mendje e kishte vetëm se si ta goditste amerikën nëpër intervista të ndryshme të mediave botërore.


    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili gjithashtu ka qenë ministër i jashtëm, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka pasur fare politikë të jashtme, dhe se Kurti ka qenë i fokusuar se si ta godasë SHBA-në nëpër mediat botërore.

    “E ka goditur SHBA-në nga një vend i vogël, ekzistenca e të cilit varet prej tyre”, ka thënë Hoxhaj, në emisionin n’Konak.

    Hoxhaj, gjithashtu foli edhe për punën e Glauk Konjufcës, duke thënë se e sheh që Konjufca nuk ka ndonjë agjendë si minister.

    “Gjatë kohës së pandemisë, ka dështuar bashkëpunimi rajonal në Ballkan. Ka diku 40 organizata, ku Kosova është anëtare, dhe asnjëra nga ato nuk kanë bërë asgjë”, ka thënë Hoxhaj.

    Ish-ministri i jashtëm, tha se ministria e jashtme në këtë rast ka mundur të përdorte procesin e bashkëpunimit nëpër Evropën Juglindore, që të kenë një iniciativë të re se cfarë mund të bëjë rajoni për ballafaqimin e pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!