Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë shpërndarë një postim ku tregohet se shteti kosovar renditej si vendi i katërt që ka menaxhuar më së miri pandeminë.
Por hulumtuesi në Universitetin e Debrecenit në Hungari, Reuf Shkodra, thotë se kjo e dhënë nuk është e saktë.
Ai thotë se Kosova renditet pas Shqipërisë, Bullgarisë, Bjellorusisë, Letonisë, Rusisë, Ukrainës dhe Sllovakisë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Te qenit i update-uar eshte fundamentale ne kete kohe ?
Eshte kjo nje foto qe zedhenesi i MSH dhe disa studiues te public health po e bajne share. E paska qite nje medium ne Spanje dhe mule keta me shpernda. Te dhenat ketu jane te vjetra, dhe duke pare ritmin e perhapjes dhe vdekjeve nga ky virus – nuk jane relevante.
Te dhenat e sakta jane keto:
1. Momentalisht ne Evrope me se shumti vdekje per 100 mije banore ka Belgjika dhe jo Spanja.
2. Numri i vdekjeve per 100 mije banore ne Kosove nuk eshte 0.65 por eshte saktesisht 1.192. Jane 22 vdekje per 1.85milion banore. Kalkulone.
3. Nuk jemi ne top 4-shen me me se paku te vdekur ne Evrope, ngase me mire se ne jane Shqiperia, Bullgaria, Bjellorusia, Letonia, Rusia, Ukraina dhe Sllovakija.
Gjithesesi, qendrojme mire.
https://www.facebook.com/reufshkodraa/posts/10158156359043905
/Reporteri.net/.