×
  • Lajme
  • Lajme

    Humbi keq në garën për kryetar të LDK-së, Fatmir Sejdiu “merr malin”

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 16:58

    Dikur ishte kryetar i partisë e pastaj u zgjodh edhe president i Kosovës, por dje Fatmir Sejdiu pësoi një humbje dëshpëruese në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, duke marrë vetëm 85 vota për kandidaturën e tij nga 350 delegatë.


    Pas Kuvendit, Sejdiu ishte parë i nervozuar, duke lëshuar deklarata mjaft të ashpra para mediave, shkruan Reporteri.net.

    E këtë nervozë, ish-presidenti Sejdiu po dëshiron ta largojë duke dalur nëpër male. Kësaj radhe ka zgjedhur Plavën dhe Gucinë.

    “Një ditë e mrekullueshme me familje në Plavë e Guci dhe në bjeshkët e Tamarës e të Kelmendit”, ka shkruar Sejdiu.

    Sidoqoftë, Fatmir Sejdiu tha dje se e mendon kandidimin për deputet në listën e LDK-së, për të cilën gjë tha se shpreson të mos e bllokojë Isa Mustafa./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!