Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca solemne për nder të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Në seancën solemne të Kuvendit kanë marrë pjesë edhe familja Jashari.
Me këtë rast deputetët kanë realizuar foto me kryefamiljarin Rifat Jashari dhe anëtarë tjerë të familjes Jashari.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka postuar një fotografi nga ambientet e Kuvendit me Rifat Jasharin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Por në përshkrim të fotografisë ai ka bërë një huqje duke e shkruar “Me bacën Adem”.
Më pas Bajqinovci e ka përmirësuar gabimin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.