Ministrja e deritanishme e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, i ka dorëzuar sot detyrën ministrit të ri, Ramë Likaj.
Siç njofton MASHTI, Bajrami e ka informuar ministrin Likaj me punën që është bërë gjatë periudhës sa ka qenë në krye të MAShTI, “me theks të veçantë organizimin e mësimit në distancë, por edhe për proceset që janë duke u zhvilluar, si përgatitja për Testin e Arritshmërisë dhe atë të Maturës, procesi i teksteve të reja shkollore dhe procese tjera të rëndësishme.”
“Ministri Likaj falënderoi ministren Bajrami për punën që ka bërë në këtë Ministri dhe theksoi se do të vazhdojë me përkushtim punën në insititucionin më të lartë të arsimit në vend”, thuhet në komunikatën e MASHTI. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.