Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë ditën e djeshme, rreth orës 23:00, në Zernosek të Leposaviqit. Ata dyshohen për kalim të paautorizuar të kufirit.
Në raportin e policisë, thuhet se të dyshuarit ishin në një automjet me targa të Serbisë.
Njoftimi:
“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT- Zernosek, Leposaviq 07.09.2024, 22:45. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë të cilët kanë hyrë nëpër rrugë ilegale nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”,
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.