Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar, ankesën e mbrojtësit të pandehurit R.Sh., kundër vendimit mbi caktimin e paraburgimit prej një muaji.
Aktvendimi i datës 24 maj, i nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prizren, sipas të cilit kjo masë do t’i zgjas deri më 23 qershor 2019, mbetet në fuqi.
R.Sh. po dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Gjykata e Apelit, ashtu sikurse gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, në përputhje më dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, ngase ekziston rreziku se mund të ik, apo arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.