I larguari i sotëm nga Lëvizja Vetëvendosje, profesori Flamur Maloku, ka hedhur akuza të rënda ndaj partisë së Albin Kurtit.
Maloku ka thënë se brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ka grupe të orkestruara të cilët punojnë për mos ta pranuar mendimin ndryshe dhe t’a linçojnë secilin person që nuk mendon sikur ata.
Në një intervistë për Klan Kosova, Maloku, u shpreh se sondazhet online, në të cilat po fiton Vetëvendosje nuk janë të vërteta dhe sipas tij, janë të orkestruara nga personat brenda Lëvizjes Vetëvendosje, që merren me këtë punë.
Tutje, Maloku ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministrit në detyrë, Haki Abazi.Ai ka përmendur disa nga arsyet që sipas tij, e kanë shtyrë të merr vendim për dalje nga partia.Thotë se “kulti i personalitetit ndaj Albin Kurtit” është njëra nga arsyet pse e ka shtyrë ta marr një vendim të tillë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.