×
  • Lajme
  • Lajme

    I mituri që sulmoi gruan rome, nesër del para gjykate

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 23:34

    I dyshuari për sulmin e dhunshëm fizik ndaj gruas rome në Ferizaj, nesër do të dalë para gjyqtarit.


    Kështu ka bërë të ditur Mehmedali Hajdini, i cili është major në stacionin policor të Ferizajt.

    “Ai është ndaluar për 24 orë dhe nesër do të dalë para gjyqtarit. Viktima për momentin është duke qëndruar në një shtëpi të siguruar nga institucionet përgjegjëse”, ka thënë Hajdini për  Klan Kosova.

    Lidhur me rastin ka reaguar edhe Prokuroria e Shtetit, ku kanë bërë kërkesë për caktimin e masës së ndalimit të personit të dyshuar për sulmin.

    “Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se i është caktuar masa e paraburgimit personit të dyshuar për sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se gruaja e përkatësisë rome ishte sulmuar fizikisht edhe para dy ditëve në Lipjan, ndërsa lidhur me rastin nuk janë identifikuar ende grupi i cili e kishte sulmuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!