I nominuari për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vdekja tragjike e të riut të sapokthyer nga Gjermania është një dhimbje e madhe për familjen e tij dhe për secilin qytetar.
Ai ka thënë se megjithëse karantinimi po përdoret për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, kjo nuk përligj gabimet e mundshme dhe joprofesionalizmin.
Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka bërë thirrje për durim, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tragjik.
Postimi i Hotit:
Perfundimi tragjik i nje te riu, i sapo kthyer nga studimet ne Gjermani, eshte dhembje e madhe per familjen dhe per secilin prej nesh. Si qytetar dhe si prind, i shpreh ngushellime familjes se te ndjerit, atyre qe e kane njohur dhe qytetareve te Gjilanit.
Ne keto momente duhet te jemi te kujdesshem e te durueshem ne kerkim te pergjigjes se si na ndodhi e gjithe kjo. Karantinimi eshte perdorur dhe po perdoret per te parandaluar shperndarjen e virusit. Por, pa dashur te paragjykoj asgje, kjo nuk perligj gabimet e mundeshme, neglizhencen e jo profesionalizmin.
Te gjithe jemi te zemruar, por zemerimi nuk na ndihmon ta gjejme te verteten. Na duhet durim dhe veprim profesional e gjitheperfshires i organeve te ligjit per te zbardhur rastin dhe per te qene te pergjegjshem para familjes se te ndjerit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.