×
  • Lajme
  • Lajme

    I nxehti afrikan kthehet në Kosovë që nga e hëna, temperaturat pritet të shkojnë mbi 35 gradë

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 18:41

    Nga fillimi i javës së ardhshme, vapa afrikane do të arrijë në vendin tonë.


    Në ditët e ardhshme pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale edhe mbi 35C.

    Sipas ëeather Prishtina, krahas ngritjes së temperaturave, mundësi për rrebeshe të shkurta shiu priten edhe ditën e hënë, kryesisht përreth viseve malore.

    “Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë vlerave të pranueshme, e me depërtimin e vapës afrikane, mbi rajon do të shtrihen edhe koncentrime të pluhurit saharian, që mund të rrisin vlerat e indeksit edhe në mesatare, e po ashtu edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të shënojnë rritje që shtynë indeksin në vlera mesatare”, thuhet në njoftim.

    Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me intervale më të gjata me diell, mbetet kryesisht në vlera të larta, por edhe shumë të larta. E në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 19C, e maksimalet shënojnë rritje, nga mesi i javës edhe deri në 35C, vende-vende edhe mbi.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-9m/s, të mërkurën me hove edhe deri në 13m/s. Shtypja atmosferike luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes deri ditën e martë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!