×
  • Lajme
  • Lajme

    I prekuri me koronavirus nga Podujeva më 5 mars ishte kthyer nga Italia

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 22:33

    Qeveria e Kosovës shpalli sonte gjendjen e emergjencës së shëndetit publik pasi vendi regjistroi edhe personin e nëntë të infektuar me koronavirus.


    Një prej 4 rasteve që u konfirmua këtë mbrëmje me covid-19 raportohet është edhe një person nga komuna e Podujevës.

    Sipas IKPSHK’së i prekuri me koronavirus ishte kthyer nga Italia më 5 mars nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.

    Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari njoftoi se në përputhje me vendimin Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe rekomandimet e IKSHPK për ndërmarrjen e masave preventive, pas shpalljes pandemi të COVID-19 (Coronavirusit), qysh javën e kaluar ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme preventive, duke bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe pajisjen e institucioneve shëndetësore me material mbrojtës.

    “Konform situatës së krijuar nga kjo pandemi edhe në komunën tonë janë duke u respektuar rekomandimet për mbylljen e të gjitha objekteve tregtare dhe restoranteve e lokaleve. Inspektorët tanë vazhdimisht janë në teren dhe po përcjellin zbatimin e vendimeve të marra për masat parandaluese të COVID – 19”, thuhet në komunikatën e komunës.

    Në fund u është kërkuar qytetarëve të zbatojnë udhëzimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

    “Këshilli komunal për menaxhimin dhe zbatimin e masave parandaluese dhe mbrojtëse nga COVID-19 do të mblidhet nesër në mëngjes për të analizuar situatën aktuale dhe koordinimin e aktiviteteve të mëtejme, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Bëni kujdes, nuk ka vend për panik!”, thuhet më tej në njoftimin e komunës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!