×
  • Lajme
  • Lajme

    I riu që po strehohet të avokati i tij pasi u sulmua me thikë

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 21:07

    Një i ri nga Prizreni po ankohet se policia nuk po ia ofron sigurinë e kërkuar që nga viti i kaluar.


    Ai është sulmuar sërish nga personi i njëjtë më të cilin tashmë e ka një proces gjyqësor të hapur.

    “Pesë ditë më herët e kemi paraqitur rastin në polici, por policia nuk kanë marrë masa. Pas pesë ditëve, ai prap më ka sulmu”, ka thënë Admiri.

    Sulmi i parë kishte ndodhur me 28 korrik, ku të dy djemtë i shkaktuan plagë njëri-tjetrit.

    “Mua më kanë arrestuar dy muaj për burg shtëpiak, derisa ai ka qenë i lirë”,

    E avokati i Admirit po thotë se jeta e tij është e rrezikuar.

    “Jeta e Admirit është e rrezikuar në çdo moment dhe në çdo kohë”, thotë avokati Havolli.

    Tutje, Admiri thotë se pasi policia nuk i ofroi ndihmë, me 26 tetor u sulmua sërish.

    “Pak para se me hy në hyjmë të fshatit, ma ka ndalë makinën para shtëpisë sime dhe më ka dalë me thikë dhe më ka sulmu në kerr”, thotë Admiri.

    Berisha e Shala mund të takohen përsëri pasi të mërkurën mbahet seanca gjyqësore për zënkat e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!