×
  • Lajme
  • Lajme

    I riu shqiptar që i mbijetoi tragjedisë në Bullgari: Vetëm unë s’fjeta, pashë çdo gjë me sy

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 7:21

    I mbijetuari i aksidenti tragjik në Bullgari, Lulzim Sulejmani nga Presheva, i cili shpëtoi bashkë me të fejuarën e tij.

    Ai ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar pasi tha se nuk ka fjetur dhe ka parë gjithë ngjarjen me sy.

    “Rasti ka ndodhur ka ora 2 i natës. I vetmi person që kam qenë zgjuar. Nuk kam fjetur dhe krejt rastin e kam parë me sy. Unë isha në këtë pjesën e majtë të autobusit edhe e kam parë kur shkojke në anën e djathtë autobusi drejt bankina por nuk munda të lëshoj zë. Goditi bankinën dhe u bë një zhurmë e madhe. Të fejuarën e kapa. Filloi panik i madh. Autobusi u ndal. U bë krejt tym aty unë për fat të mirë e kam marrë at çekiçin e kam thyer xhamin. Kanë zbritur disa persona pastaj edhe e fejuara ime. E kapa dhe e dërgova më larg 20 metra pasi u frikësova nga një shpërthim i mundshëm. Nuk ka pasur shumë trafik. Shoferët janë ndërruar nga Stambolli deri këtu. Nuk mund të them se nuk kanë bërë pauza”, tha ai për T7

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!