Njësiti i Kërkim Shpëtimit malor i Gardës Kombëtare të FSK-së sot ka kryer një operacion të kërkimit dhe nxjerrjes së trupit të pajetë të qytetarit B.O. të zhdukur disa javë më parë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, FSK’ja ka njoftuar se pas tërheqjes së trupit i është dorëzuar mjekësisë ligjore.
“Pavarësisht terrenit të papërshtatshëm dhe të vështirë malor, sot rreth orës 13:00 në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit, njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arriti të bëjë tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pa jetë pas tërheqjes i’u dorëzua mjekësisë ligjore”, thuhet në postim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.