×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj: Perëndimit të padrejtë kapitalist i mungon solidariteti, Kina e Rusia po e përdorin vaksinën për diplomaci

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 22:38

    Pak para se të fillonte koha e orës policore, PSD ka mbajtur një aksion kundër vendimeve kufizuese anti-Covid të Qeverisë Kurti. Në prononcimin para mediave, Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka kritikuar qeverinë për masat e vendosura.


    Gjatë fjalimit të tij, Molliqaj foli edhe për qasjen e perëndimit karshi vaksinimit e politikave që po i ndjek rreth solidaritetit në kohë pandemie.

    Molliqaj ka theksuar se perëndimi po vuan nga kapitalizmi dhe se bota perëndimore i mungon solidariteti.

    E ‘ideologu’ i PSD-së, ka thënë se bota tjetër përfshirë Kina e Rusia, po e përdorë vaksinën anti-covid për diplomaci.

    “Mos harroni që bota perëndimore po vuan nga një sistem i padrejtë në thelb që është kapitalizmi. Sot bota perëndimore i ka synuar dy gjëra. E para, ata po vaksinohen në masë për veti dhe solidariteti është zero. E dyta për shkak se nuk kemi liberalizim të pantentave të prodhimit në masë të vaksinave, bota perëndimore po vuan. Është e qartë që bota tjetër ta zëmë Kina dhe Rusia janë duke e përdorur vaksinën për çështje të diplomacisë dhe të tjera.

    Ndërkaq për refuzimin e Kurtit për vaksinimin në Shqipëri me vaksina kineze, Molliqaj ka thënë se u bë për shkak të pushtetit.

    “Por refuzimi i Kosovës, i cili është i vetmi vend në rajon që ka marrë vetëm atë dozën e vogël e cila shkon për vendet e varfër, është krejtësisht politik. Mos harroni, z.Kurti kur mendonte që do të shkonte në zgjedhje, i dërgoi SMS kryeministrit Edi Rama, i cili po ashtu u ngut për shkak të nevojës zgjedhore në anën tjetër. Po sa u sigurua që vendi nuk do të shkoj në zgjedhje në Kosovë, i refuzoi ato. Gjithçka po rregullohet rreth pushtetit, jo rreth qytetarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!