×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK apel qytetarëve: Mbani distancën fizike dhe maskat

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 12:09

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sapo ka lëshuar edhe një porosi për qytetarët e Kosovës.


    IKSHPK kërkon nga të gjithë që të respektohen rregullat e caktuara dhe aplikimi i masave në luftën ndaj coronavirusit.

    Njoftimi:

    “Të nderuar qytetarë!

    Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

    Lani duart me kujdes 20-30 sekonda!

    Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

    Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

    Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

    Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

    Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

    Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

    Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

    Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

    Ju faleminderit për mirëkuptim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!