Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë njoftuar se pas marrjes së mostrave të dyshuara për SARS-COV-2, qytetarët të cilët rezultojnë pozitiv në këtë virus, informohen menjëherë nga ekipet e IKSHPK-së, të cilët në të njëjtën kohë vihen në gjurmim edhe të kontakteve të rasteve të tjera në terren, të ndërlidhura me rastet që rezultojnë pozitive.
Sipas IKSHPK-së, personat të cilët nuk kontaktohen pas publikimit të rezultateve nënkuptohet që janë raste që kanë rezultuar negative në SARS-COV-2, përkatësisht në sëmundjen Covid-19 dhe të njëjtin informohen në një procedurë më të ngadalshme për shkak se ata janë më pak të rrezikuar.
“IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve kontakton dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetë-izolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.