×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK në “gjumë”, nuk i publikon rastet e reja në ora 15:00

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 15:25

    Instituti i Shëndetit Publik nuk e ka publikuar në ora 15:00 bilancin 24 orësh lidhur me situatën epidemiologjike në Kosovë.


    Ndonëse kanë kaluar 30 minuta nga orari në të cilin IKSHPK publikon shifrat zyrtare 24 orëshe të rasteve të reja, ende nuk ka ndonjë njoftim për vonesën në publikimin e rasteve të reja, shkruan Reporteri.

    Gjatë ditës nuk ka pasur ndonjë njoftim nëse publikimi i rasteve do të bëhet përmes konferencës, por Ministri Zemaj ka qenë shumë aktiv duke zhvilluar takime në disa komuna të Kosovës.

    Kujtojmë se ditëve të fundit numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka shënuar rënie por alarmant vazhdon të mbetet numri i viktimave ditore.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!