×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK pas rasteve të reja: Virusi ende është në mesin tonë, lehtësimi i masave nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 22:13

    Pas plot një jave, rastet e reja me Covid-19 në Kosovë kaluan numrin dyshifror. Po ashtu, pas më shumë se 10 ditëve ka më shumë raste të reja se sa të shëruar.


    IKSHPK ka thënë në komunikatën e saj që qytetarët të shtojnë kujdesin përkundër lehtësimit të masave.

    ‘’Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.’’, thuhet në komunikatë.

    ‘’Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!’’

    ‘’Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj! Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.’’

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!