×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Mirena: Driton Selmanaj fajtor për humbjen e LDK-së në Podujevë

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 21:10

    Lëvizja Vetëvendosje është duke e bërë atë që për 20 vite askush nuk mund ta bënte, ta rrëzon nga pushteti LDK-në në Podujevë, bastion ky i pathyeshëm i kësaj partie.


    Kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi, është duke prirë me mbi 50% të votave duke fituar kështu pa balotazh këtë komunë.

    Ndërsa nuk mund të dihen sonte faktorët e kësaj disfate të thellë të LDK-së, edhe pse nuk është ende zyrtare, gazetari dhe analisti, Ilir Mirena, një pjesë të fajit ja ka mveshur zv.kryeministrit Driton Selmanaj.

    “Fajtori indirekt për humbjen e LDK-së në Podujevë është Driton Selmanaj”, ka thënë Mirena në TV Dukagjini.

    Këtë deklaratë Mirena e lidhi me deklarimet e Selmanaj i cili ka thënë se debati për të pagjeturit është ezauruar, dhe debatin që u shkaktua së fundmi me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevcin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!