×
  • Lajme
  • Lajme

    Imer Mushkolajt i thotë Naser Rugovës: Nëse numëron goditjet ndaj LDK-së, nisu prej vetes

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 21:50

    Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova është përplasur me analistin Imer Mushkolaj.


    Derisa Rugova po fliste për gabimet që ka bërë LDK-ja ndër vite, Mushkolaj e ka ndërprerë duke e akuzuar edhe atë si ndër shkaktarët pse sot LDK është në këtë gjendje.

    “Nëse numëron goditjet ndaj LDK-së, nisu prej vetes. LDK goditjen më të madhe ka marrë nga ndarja e vitit 2006. Zoti Rugova ka qenë ndër ata që kanë kontribuar në këtë ngjarje. Ky ka qenë nënkryetar i LDD-së deri kur kjo e fundit më nuk u fut në Kuvend. Atëherë zoti Rugova u rikthye në LDK”, ka thënë Mushkolaj, në “Debat Plus”.

    Rugova është kundërpërgjigjur duke thënë se është e vërtet që ndarja e vitit 2006 e ka dëmtuar partinë por sipas tij në atë kohë në LDK u penalizuan 40% të strukturave.

    Mushkolaj ka bërë kundër replikë duke thënë se LDK më kurrë nuk u kthye pas ndarjes së vitit 2006.

    “Unë e kam paguar faturën për deklaratat e mia në LDK…Ne e kemi pranua përgjegjësinë për ato ngjarje”, i është kthyer me kundërpërgjigje Naser Rugova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!