qyKryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar për herë të parë pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në këtë komunë, ku u arrit të sekuestroheshin 400 kilogramë narkotikë të llojit kokainë.
Ahmeti ka ironizuar duke thënë se në Lipjan është e lehtë të bësh jetë, por jo edhe të kalosh transit.
“Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë, por nuk është e lehtë të kalosh transit! ?p.s. I përgëzoj Policinë dhe akterët e tjerë për këtë aksion”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe nga aksioni i djeshëm janë konfiskuar 400 kilogramë kokainë, armë, para dhe njëkohësisht është arritur të arrestohen shtatë persona të dyshimtë të përfshirë në këtë rast.
Pak më parë Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.