×
  • Lajme
  • Lajme

    Indeksi i korrupsionit në botë, ku radhitet Kosova në mesin e 194 shteteve

    Reporteri
    17 Nëntor 2021 | 23:34

    Sipas Indeksit të Korrupsionit për vitin 2021, Kosova është në vendin e 93-të dhe rreziku i korrupsionit në sektorët më të rëndësishëm mund të karakterizohet si mestar.

    Indeksi, i publikuar sot nga TRACE international, një shoqatë biznesi e njohur globalisht e dedikuar për të luftuar korrupsionin dhe promovimin e qeverisjes së mirë dhe pajtueshmërisë, sjell të dhëna të tilla, transmeton Telegrafi.

    Indeksi mat rrezikun e ryshfetit në biznes në 194 ekonomi të botës.

    Sipas të dhënave të këtij viti, Kosova është në vendin e 93-të në indeks dhe ka gjithsej 47 pikë, sa kanë edhe Mongolia, Tonga, Brazili, Sri Lanka dhe Fiji.

    Ky vlerësim është bërë duke u bazuar në katër fusha.

    Në fushën e vlerësimit të ndërveprimeve të biznesit me Qeverinë, Kosova merr notën mesatare prej 43 pikësh. Kurse në parandalimin dhe zbatimin e luftës kundër ryshfetit Kosova ka marr një notë mesatare prej 54 pikësh.

    Sa i përket transparencës së Qeverisë dhe Shërbimit Civil, Kosova ka marr një rezultat mesatar prej 58 pikësh.

    Ndërsa kapaciteti për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile në indeksin e korrupsionit, Kosova është vlerësuar me 39 pikë.

    Menjëherë pas Kosovës janë Kuvajti, Lesoto, Benin.

    Tri vendet e para në Indeks (me rrezikun më të ulët të ryshfetit) janë Danimarka, Norvegjia dhe Suedia, dhe vendet e fundit janë Eritrea, Turkmenistani dhe Koreja e Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!