×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Ahmeti: 2-3 javët e ardhshme janë vendimtare për koronavirusin

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 21:52

    Infektologu Sali Ahmeti thotë se situata aktuale në Kosovë pas shfaqjes së 15 rasteve me koronavirus është stabile. Thotë se deri më tani, në vendin tonë ky virus nuk ka shfaqur shumë agresivitet.


    “Gjykuar në bazë të 15 rasteve që kemi virusi nuk shfaqet me shumë agresivitet”, tha Ahmeti në emisionin Pressing në T7, shkruan Express.

    Ai mendon se nëse covid-19 ndjek një rrugë të ngjashme me viruset tjera, përhapja e tyre ndikon në zbutjen e sëmundjes.

    Ai thotë se Kosova është në fazën e parë të koronavirusit dhe se javët e ardhshme janë vendimtare.

    “Jemi ne fazën e ballafaqimit të parë. 2-3 javët e ardhshme janë vendimtare”, theksoi ai.

    Sipas tij nëse situata do të dilte jashtë kontrollit, do të ishte shumë i vështirë menaxhimi, kjo bazuar edhe në përvojat e shteteve të tjera të cilat kanë sistem shëndetësor shumë më të avancuar se shteti ynë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!