×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspeksioni mbyll dy lokale në Mitrovicë, nuk respektuan orarin e punës

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 17:01

    Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti në bashkëpunim me Policinë e Kosovës mbrëmë kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në shtatë subjekte afariste në rajonin e qytetit të Mitrovicës, shkruan Reporteri.net


    Përmes një njoftmi në Facebook thuhet se qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00.

    Komuna e Mitrovocës ka njoftuar se gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej shtatë subjekte afariste, ku pas inspektimit u konstatua se dy prej tyre nuk e kanë respektuar Rregulloren Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për subjektet afariste.

    Ndërkaq Inspektorati i Tregut dhe ai Sanitar kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar përkohësisht zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve deri në eliminimin e parregullsive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!