Policia e Kosovës ka njoftuar se janë intervistuar dy të dyshuarit për sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka bërë të ditur se pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Lidhur me rastin e sulmit, policia ka intervistuar dy persona që u përfshinë në rast. Të njëjtit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ahmeti.
Kujtojmë se të shtunën, Hoti është sulmuar me vezë deri sa ishte afër ndërtesës së qeverisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.