×
  • Lajme
  • Lajme / Dyshohet për "Kanosje"

    IPK arreston një zyrtar policor, dërgohet në mbajtje për 48 orë

    Reporteri
    01 Shtator 2024 | 11:46

    Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme në zyrtar policor në Prizren me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e IPK-së thuhet se zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Njoftimi:

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Prizren me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.

    Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje pas orës 17:00 nga Policia e Kosovës në Prizren se një zyrtar policor është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.

    Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.

    Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”.

    Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

    Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!