Opinionisti Albert Heta, ka kritikuar sjelljen politike të kryeministrit Albin Kurti përmes një statusi në Facebook, ku me ironi ka thënë se Kurti është mbi të gjitha.
Sipas Hetës, Kushtetuta mund të shkilet, por jo edhe Kurti.
“Albin Kurti eshte Kushtetuta e Kosoves. Kushtetuta shkilet, por ai jo. Ai eshte vet Republika e Kosoves. Republika zhbehet, por ai jo”.
Madje Heta me ironinë e tij ka shkuar edhe më larg, duke thënë se nëse të gjithë mund të vdesin, vetëm Kurti nuk duhet të vdes.
“Albin Kurti eshte jeta e secilit qytetar te Kosoves. Ne edhe mund te vdesim, por ai jo. Ndoshta te gjithe ne duhet me vdeke per Albin Kurtin. Me u sakrifiku. Pse? NUK E DI. PER BESE, NUK E DI”, thotë Heta në reagimin e tij. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.