×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa ‘bëhet nervoz’: E godisni LDK-në sepse tek ne nuk keni pasoja, si me ata që iu japin grushte

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 13:51

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar disa diskutime mbi rivalitetin në partinë e tij, duke i cituar disa fjali ku thuhet “filani i jep goditje LDK” dhe “zbraz arsenalin”.


    Sipas Mustafës, kjo ndodhë pasi disa njerëz nuk guxojnë të flasin kështu për partitë e tjera pasi pësojnë goditje të përnjëmendta me grushta dhe jo vetëm, shkruan Reporteri.net.

    “Askush s’guxon të godas konkretisht e as t’i grushtojë verbalisht baballarët dhe patronët e korrupsionit, krimin dhe kriminelët, subjektet në të cilat veprojnë ata, as të tallet me ta, sepse ata ua kthejnë me grusht përnjëmend ( dhe jo vetëm me grusht); ata e kanë kapur shtetin, po bëjnë çfarë po donë, kurse njerezit sikur ngushëllohen kur thonë “ pse a keni pritur diçka më mirë prej tyre”?! Prandaj i sulen LDK-së”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, ai thotë se kjo gjuhë përdoret lehtësisht ndaj LDK-së, pasi partia e tij nuk i përgjigjet kritikuesve sikur të apostruarit. Mustafa thotë se për këtë ndihet krenar.

    “Dhe mua më vjen mirë që njerëzit e kritikojnë LDK-në. Mburrem se LDK nuk ësht subjekt që brenda ka banditë e kriminelë dhe që askush nuk ka pasoja që na sulmon, që kritikon dhe shfryhet në LDK-në. Pasi nuk guxojnë të shfryhen te tjerët”, shkroi sot Mustafa.

    Sidoqoftë, ai ka thënë se disa individë që po e kritikojnë dhe sulmojnë atë dhe partinë janë, siç i quan ai, kurrkusha që e mbrojnë “rugovizmin” për interesa personale.

    Isa Mustafa nuk foli në emra konkretë për të treguar kujt i është drejtuar, mirëpo para disa ditësh deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli, tha se kreu aktual i partisë nuk mund ta rrisë më shumë LDK. Ndërkohë, LDK është kritikuar ashpër kohëve të fundit pas skandaleve me rrahje nëpër kuvende zgjedhore të degëve./Reporteri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!