Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur keqardhje për qasjen e kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila ka dalë hapur kundër partisë ku është nënkryetare.
Mustafa është pyetur për një përjashtim të mundshëm të Osmanit nga partia, ndërsa ka thënë se s’mund të thotë asgjë për këtë dhe se vendimet në LDK merren nga organet e partisë.
“Tani për tani s’mund të them asgjë. Por zonja Osmani po merr vendime vet dhe po ia përcakton vetes”, ka thënë Mustafa për T7.
Ai ka deklaruar se ndjehet i zhgënjyer nga Osmani për faktin se LDK i ka dhënë besimin për ta bërë kryeministre dhe tashmë ajo po del pothuajse kundër çdo qëndrimi të partisë. Megjithatë, Mustafa thotë se një sjellje e tillë e saj nuk është ndonjë gjë e re.
“S’mund të them se s’jam i zhgënjyer. Ajo ka pasë besimin që ia kemi dhënë për kryeministre dhe ajo tash del kundër qëndrimeve të partisë. Por s’është asgjë e re sepse kjo nuk është hera e parë”, është shprehur Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.