×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa i reagon Albin Kurtit pasi e shkarkoi Avdullah Hotin nga pozita e zv.kryeministrit

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 9:03

    Një orë pasi u rrezua në Kuvend, Kryeministri në largim Albin Kurti i është hakmarrë LDK-së që e nisi mocionin për rrëzimin e tij. Ai e ka shkarkuar numrin dy të Qeverisë, Avdullah Hotin.


    Kjo ka bërë që sot në mëngjes të reagoi kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili thotë se nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

    Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM

    https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2797856036947282

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!