Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka konfirmuar se ndërkombëtarët, saktësisht ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian janë duke insistuar që sa më shpejtë Kosova t’i krijojë qverinë e re.
Mustafa pas takimit që zhvilloi sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott në zyret e LDK-së tha se ambasadat janë të interesuara të krijohet qeveria sa më shpejtë.
“Ambasadat janë të interesuara, që Kosova të ketë Qeveri dhe për këtë arsye vijnë dhe bisedojnë me ne. Edhe ne jemi të interesuar që sa më shpejt Kosova të bëhet me Qeveri”, ka deklaruar Mustafa për Indeksonline.
Ai ka konfirmuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë, do të trajtohet çështja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi kjo e fundit edhe “de jure” i dërgoi presidentit mandatarin për kryeministër.
“Ne e kemi mbledhjen e Kryesisë… sot. Do të bisedojmë lidhur me këtë çështje. Do të mundohemi që të gjejmë rrugë për me ba marrëveshje”, ka pohuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.